Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj mbajtjes nën arrest të aktivistes Neri Ferizi, e cila u arrestua të enjten gjatë protestës kundër vrasjes së grave.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Prokurorinë, duke thënë se po i toleron kriminelët e të korruptuar, ndërkaq po i përndjek aktivistët.
Sipas saj, aktivistët kanë të drejta dhe liri të plota për të protestuar.
“Prokurori që përndjek aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.
Në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj është arrestuar aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi.
Ajo është arrestuar nën dyshimin se ka hedhur mjete zjarrvënëse në drejtim të objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.