Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nga sot certifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online.
Sipas saj, ky është lajm i mirë për qytetarët sepse kështu i ikin pritjeve të gjata dhe eliminohen procedurat burokratike.
“Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, për çka u jam falënderuese atyre por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.