Hatim Baxhaku nga Dragashi deputet në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Votuesi i LDK-së në komunën e Dragashit në zgjedhjet e 8 qershorit ishte më sy qel, dhe fal votës së tyre të kujdesshme, komuna e Dragashit tashmë pas rreth 8 vitesh do të ketë një përfaqësues shqiptar në kuvendin e Kosovës, dhe ky është Z. Hatim Baxhaku nga fshati Bellobrad.

Hatim Baxhaku sipas rezultateve preliminare ka arritur të grumbulloj rreth 7179  vota dhe hynë ndër 15 kandidatët më të votuar meshkuj të LDK-së. Edhe kandidati tjetër i LDK-së nga komuna e Dragashit Mr. Durak Salihu nuk ishte keq. Përkundër inkuadrimit të vonshëm në politikë, moshës së tij të re dhe faktit se kandidonte në një komunë të konsideruar si të vogël, ai arriti të grumbulloj vota më shumë se figura shumë të njohura në LDK si gazetari Valon Maloku, Njazi Ademaj etj, dhe duhet të theksojmë gjithashtu se kishte vetëm 300 vota më pak se veterani i LDK-së Z. Eqrem Kryeziu. Z. Durak Salihu grumbulloi në tërësi pa numruar votat me kusht rreth 2700 vota.

Kandidati nga radhat e PDK-së Z. Bedri Halimi sipas rezultateve preliminare ka arritur të grumbulloj rreth 3800 vota në tërësi, por ashtu siç kemi theksuar në një shkrim të më parshëm  Z. Bedri Halimi nga rreth 4000 votash që kishte PDK në Dragash kishte marr vetëm 2500 vota, e që i bie të ketë marr rreth 1500 më  pak se partia, e të cilat mund ta penalizojnë për të siguruar një vend në kuvendin e Kosovës nëse PDK do ta krijoj qeverinë e re. Ndërsa tani Z. Halimi më këto vota e ka thuajse të pa mundshme të siguroj një vend të deputetit, edhe nëse PDK formon qeverinë.

Zotit Baxhaku tashmë mund ti urojmë pozitën e deputetit duke shpresuar që në katër vitet e ardhshme të përqoj zërin tonë në legjislativin e vendit, e edhe në ekzekutivin e vendit nëse LDK do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-