Haradinaj viziton policin e plagosur në veri: Falënderues për shërbimin ndaj Atdheut

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot në QKUK, policin e plagosur mbrëmë në Zveçan, Ekrem Nezirin, pas një sulmi nga strukturat ilegale serbe.

Haradinaj tha se i uroi policit shërim të shpejtë.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj.

“Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, u shpreh ai.

Policin e plagosur, më herët e vizitoi edhe kryeministri Albin Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-