Haradinaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi i rregullon raportet mes dy shteteve

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do t’i rregullonte raportet mes dy shteteve.

Ai ka thënë se interes i Kosovës është edhe përfshirja amerikane në këtë proces, dhe e njëjta do ta përshpejtonte rrugën drejt NATO-s.

“Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim.

Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-