Hapet këndi i kurajos në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit të Dragashit, sot bëmë inaugurimin e Këndit të Kurajos për ekspozimin e produkteve të realizuara nga gratë e mbijetuara të luftës, të përfaqësuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave e Drenasit.

Ne sot ndihemi shumë mirë që Komuna e Dragashit është ndër komunat e cila ndanë hapësirë për hapjen e Këndit të Kurajos.

Hapja e këtij Këndi nuk shënon sot vetëm kujtimin për të kaluarën, për vuajtjet dhe sakrificat, por është gjithashtu një iniciativë dhe shkas që zëri i grave të mbijetuara të luftës të përçohet institucionalisht, me qëllim të mbështetjes dhe fuqizimit të këtyre grave, të cilat me vlerën e tyre i dhanë peshë të rëndësishme hapësirës së komunës tonë.

Falënderoj drejtorëshën e QPDG-së, znj. Kadire Tahiraj, për bashkëpunimim dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-