Hani turshi, ulin rrezikun e vdekjes ndaj Covid 19

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Dimri po vjen me një valë të dytë të COVID-19, kështu që kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme nevoja për të forcuar imunitetin tuaj. Së bashku me larjen e duarve, maskat dhe distancimin shoqëror, është mbrojtja më e mirë që kemi kundër coronavirusit .

Një dietë e ekuilibruar është thelbësore, por ka disa lëndë ushqyese që janë veçanërisht të rëndësishme – dhe shkencëtarët kanë punuar shumë për të gjetur ato që mund të ndihmojnë në betejën me COVID-19.

Mësoni këto hapa të thjeshtë që forcojnë sistemin tuaj imunitar:

Vitamina D

Vitamina D, e cila është thelbësore për kockat dhe muskujt e shëndetshëm, shpesh njihet si vitamina e diellit – duke treguar qartë se pse nuk marrim mjaftueshëm në dimër. Ndërsa mund të gjendet në disa ushqime, duke përfshirë vajin e peshkut, mishin e kuq dhe vezët, trupat tanë marrin pjesën më të madhe të asaj që u nevojitet nga ekspozimi në rrezet e diellit.

Por përveç mbajtjes së kockave të forta, kjo vitaminë e thjeshtë mund të luajë gjithashtu një rol kryesor në luftën kundër COVID-19. Një super-studim i botuar në fillim të këtij viti, i cili analizoi rezultatet nga 39 prova, zbuloi se marrja e 10 mikrogramë të vitaminës së diellit uli rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes deri në 23 për qind, shkruan Mirror.

Kohët e fundit, studiuesit në Universitetin e Birmingham, ku u testuan mostrat e gjakut nga 392 personel të kujdesit shëndetësor, zbuloi se 72 për qind e atyre që kishin mungesë të vitaminës D ishin prekur nga coronavirusi.

Në të kundërt, vetëm 51 për qind e atyre me nivele të mira mbanin antitrupa që konfirmojnë se ishin infektuar.

Fuqia e turshive

Disa shkencëtarë besojnë se nuk është rastësi që vendet ku lakra dhe perimet e fermentuara, të tilla si lakra turshi janë të njohura, kanë raportuar nivele më të ulëta të vdekjeve nga coronavirusi.

Dr. Jean Bousquet, profesor nderi i mjekësisë pulmonare në Universitetin Montpellier, Francë, ka llogaritur që çdo gram perime të fermentuara të ngrëna çdo ditë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga COVID-19 me 35 për qind.

Një model i ngjashëm është parë në vendet ku konsumohet shumë lakër dhe profesori Bousquet beson se përfitimet vijnë nga nivelet e larta të sulforafanit antioksidant në to.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-