Hamdi Muhameti nga fshati Bresanë, kandidati i ri që do të konkurojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme komunale në komunën e Dragashit, me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, ka prezentuar projektin “Komuna e Dragashit, Komunë – BIO për TURIZËm, sport, relaks e rekreacion”.
Hamdi Muhameti, me emrin dhe ndihmën e Zotit kërkon përkrahjen e qytetarëve të Dragashit për të realizuar projektit, duke iu shërbyer qytatarëve të Komunës pa dallime.
“Me: besimin, përkrahjen, përfshirjen, punësimin e Juaj të nderuar qytetarë të Dragashit, premtojmë realizimin e projektit. Premtimet, shpresat dhe ardhmërinë individuale do t’i gjeni, prekni e shijoni vetevetiu, në brendi të tërësisë së projekteve. Na lejoni, mundësoni, obligoni, detyroni të punojmë; duke iu shërbyer qytetarëve të Komunës pa dallim!”, është shprehur Hamdi Muhameti.
Kandidati i ri, Hamdi Muhameti, duke u bazuar në pasurinë dhe resurset që posedojnë qytetarët dhe natyra. Me të gjitha potencialet do të mundohet për ta ringjallurë jetën, për ta zhvilluar Komunën tonë. Duhet punuar në mënyrë paralele në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, siguri qytetare (fizike) e materiale, bujqësi e blegtori do ta përdorim çelësin që nuk është aktivizuar deri më tani, “TURIZMIN” veror, dimëror, sportiv, agriturizmin, turizmin rural.
“Duke u bazuar në pasuritë, resurset e veçanta që posedojnë qytetarët dhe mrekullitë e natyrës që na ka dhuruar Zoti, me tërë potencialin do të mundohemi që ta ringjallim jetën, për ta kthyer optimizmin dhe për ta zhvilluar Komunën tonë.
Me përkushtim, punë e dashuri për vendlindjen; duke punuar në mënyrë paralele në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, siguri qytetare (fizike) e materiale, bujqësi e blegtori do ta përdorim çelësin që nuk është aktivizuar deri më tani (të pa përdorur nga mospuna, apo ndoshta edhe nga injoranca), “TURIZMIN” veror, dimëror, sportiv, agriturizmin, turizmin rural”, thuhet në shkrimin e tij në facebook. /Opoja.net/
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë duke parë edhe disa nga projektet:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.