Një mashtrim i ri në Tik Tok sapo është zbuluar dhe ka si synim të fusë një virus në pajisjen e tyre. Nëpërmjet një sfide ku me anë të një filteri njerëzit mund të pozojnë nudo sepse krijon një efekt të padukshëm, hakerat mund të fusin virusin në pajisje.
Hetuesi Guy Nachshon nga kompania e sigurisë kibernetike “Checkmarx” zbuloi komplotin ndërsa vuri re se “Sfidën e padukshme” në platformën sociale, ku dikush filmon veten i zhveshur nudo duke përdorur efektin e turbullimit të imazhit ishte në fakt një rreng nga hakerat.
“Efekti heq trupin e personit nga videoja dhe lë vetëm një siluetë të turbullt të tij”, shkroi Nachshon. Më pas, dy llogari postuan video të ndryshme në Tik Tok ku flitej për një aplikacion që heq filtrin dhe shoqërohej nga një link për t’iu bashkuar një serveri në mënyrë që të shkarkohej.
Pasi përdoruesit klikon linkun që i çon në këtë faqe, përdoruesit i shkarkohet një virus në celular. “Checkmarx” e ka raportuar dhe fshirë programin, por paralajmëron se kjo nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.