Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Prizren, ku një personi, hajnat i kanë vjedhur para, orë dore, dhe dyshohet se është një sasi ari.
Nga PK’ja bëhet e ditur, se personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku përveç vjedhjes i kanë demoluar edhe dyert e objektit.
“VJEDHJE E RËNDË – Prizren,28.10.2023-16:00-22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK’ja.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.