Një grua në Gjakovë është shoqëruar në stacionin policor, pasi ajo dyshohet se ka marr pensionin e burrit të saj të vdekur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit. Rasti është duke u trajtuar si mashtrim.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.