Ndonëse komuniteti pakicë nga Gora e Dragashit nuk e dëshironte shtatoren e Adem Jasharit në Dragash, me shumicë votash u miratua sot në Kuvendin e Komunës vendosja e shtatores së legjendarit, në bazë të një kërkese që ia kishte parashtruar legjislativit të Dragashit, OVL e UÇK-së nga kjo komunë.
Dragash, 29 prill 2016 . Këto ditë është marrë një iniciativë e OVL-UÇK-së së Dragashit që ti drejtohet me një kërkesë legjislativit komunal për vendosjen e shtatores së komandantit Legjendar Adem Jasharit në hapsirat e qytetit . Me të dal në opinon ky lajm nisin pakënaqësit dhe kundërshtimet brenda komunitetit goranë ku fillimisht ata nga diaspora këto ditë po bënin presion të madhë në rrjetet sociale që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës e deri te kanalet politike elitës politike gorane në institucionet lokale kunër kësaj ideje .
Por sot definitivisht u mbajt séance e radhes e kuvendit komunal ku ne agjend kishte disa pika te rendit të ditës ku pika e dytë ishte kërkesa e veteranëve të UÇK-së.
Në fillim të mbledhjes së kuvendit, kryesuesi i Komitetit komunal për Komunitete, Velid Haxhisin, përcolli qëndrimin e këtij organi për shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së veteranëve të UÇK-së, me arsyetim se nuk është koha e duhur dhe me arsyetimin se situata politika në komunën tonë nuk është e favorshme për miratim të kësaj kërkese në këto momente . Prandaj ai theksoi se kjo pikë të shtyhet ose në të kundërtën ne goranët nuk do të marrim pjesë në seanc ka thënë deputeti nga radhët e komunitetit goran Haxhisin. Mirëpo anëtari tjetër shqipëtar I këtij reagoi dhe tha se komisioni në mbledhjen paraprake që është mbajt në komitetin për komunitete lidhur me këtë qështje nuk ka marrë një vendim të tillë dhe se vendimi ishte marrë në baza nacionale ku “nga nëntë anëtarët e komitetit, pesë prej tyre të gjithë nga Gora, kanë qenë kundër kësaj pike ndërsa katër anëtarët shqiptarë e kanë përkrah këtë pikë”.
Si do që të ishte séance vazhdoi dhe me kërkes të deputetëve shumicë në legjislaturen lokale kjo kërkes OVL –UCK-së drejtuar kuvendit komunal sot muarr parasysh, u shqyrtua dhe hyri si pikë e rendit të ditës në séancën e sotme të kuvendit komunal . Me të hyrë në rend dite kjo kërkes deputët e komunitetit goran ashtu siq paralajmëruan e lëshuan sallën dhe së bashku me ta edhe një deputet nga radhët e LDK-së Samidin Xheladini.
Përkundër kësaj séanca vazhdoi menjëher doli edhe në votim pika e miratura e OVL-UÇK-së ku me shumicë të votave u miratua nga Kuvendi Komunal vendosja e shtatores së Komandatit Legjendar Adem Jashari .
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.