Google njoftoi se do të sjellë versionin e ri të shërbimit të saj Maps për makinat me sistemin operativ Android Automotive, me pamje të definicionit të lartë HD.
Hartat e reja do të ofrojnë shenja më të detajuara rrugore, lokalizim në nivel korsish, barriera dhe shenja rrugore.
Funksioni do të debutojë në modelet Volvo EX90 dhe Polestar 3, dhe do të përmbajë sensorë të ri, radar dhe kamera në automjete, për të siguruar një përvojë më të sigurt drejtimi.
Hartat HD do të jenë të disponueshme vetëm në automjetet që përdorin Shërbimet Automobilistike të Google.
Videoja prezantuese e hartave që do të instalohen në Volvo, tregon se përdoruesit do të marrin një model të detajuar të automjetit të tyre në ekran, i cili imiton të gjitha veprimet e ndërmarra nga shoferi.
Hartat HD do të jenë të disponueshme vetëm në automjetet që përdorin Shërbimet Automobilistike të Google.
Hartat HD do të funksionojnë gjithashtu së bashku me veçorinë Pilot Assist të Volvo-s dhe platformat e ardhshme të drejtimit autonome nga prodhues të tjerë makinash, për të siguruar përvojën më të mirë të drejtimit në automjetet e asistuara dhe autonome.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.