Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”.
Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet “stacioneve të karikimit”.
Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre, tani përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë stacionet e karikimit në afërsi.
Bëhet e ditur se me këto përditësime të vazhdueshme dhe veçori që pritet të vijnë, Google Maps vazhdon të evoluojë duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.