Gjykata e tenderëve çon në rivlerësim tenderin e projektit të ujësjellësit në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka urdhëruar Komunën e Dragashit që ta kthejë sërish në rivlerësim tenderin për vazhdimin e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytezë.

OSHP-ja ka marrë vendimin që të anulohet dhënia e kësaj kontrate për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit për prokurimin publik (LPP).

OSHP-ja për këtë lëndë ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të analizuar vlefshmërinë e pretendimeve të palës ankuese. Eksperti shqyrtues përmes një raporti ka vlerësuar se Komuna e Dragashit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së dhe ka rekomanduar panelin shqyrtues që ta anulojë vendimin e Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës, duke propozuar tutje që ky aktivitet i prokurimit të ri-vlerësohet, ndërsa ankesa të aprovohet si e bazuar.

Tenderi për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në Dragash qe kthyer në rivlerësim edhe në muajin shtator të këtij viti, ku po ashtu ishte miratuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Puna shpk & K-Ing shpk” .

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-