Stacionit të policisë në Prizren i janë shtuar paratë, por, ato nuk mund të shfrytëzohen e as të harxhohen.
Në fakt, këto janë para që u dorëzuan në polici nga ata që i gjetën në vende të ndryshme.
Kështu vepruan edhe Basri Refiku e Meriton Dida kur sollën në stacion një kuletë me 765 euro brenda.
Pronari i kuletës tha se u befasua kur policia e thirri për t’ia kthyer kuletën dhe paratë e humbura.
Pavarësisht shumës, organet e rendit bëjnë thirrje që gjerat e gjetura të mos përvetësohen, por të sillen në stacion për t’iu kthyer pronarëve.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.