Gjermania njeh vetëm patentat e lëshuara nga 1 marsi 2018

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Gazetari Bahri Cani, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka shpjeguar vendimin e sotëm për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania.

Ai tha se në Gjermani mund të konvertohen pa kurrfarë verifikimi të gjithë patentë shoferët të cilët janë lëshuar në Kosovë prej 1 mars 2018 e më vonë, ndërsa ato të Shqipërisë, prej datës 24 janar të vitit 2017 e më vonë.

“Ata që kërkojnë verifikimin e patentave më të vjetra, nëse përgjigja është pozitive mund të bëhet verifikimi, kjo varet edhe nga shpejtësia e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Patentat janë njohur dhe vendimi pritet të hyjë në fuqi së shpejti e më pas fillon procedura e konvertimit të patentave”.

Mes tjerash, ai theksoi se kush ka shkuar pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë dhe të bëjë patentë e më pas të kërkojë njohjen apo konvertimin.

“Kjo është e ndaluar. Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen”, tha ai, ndërsa sqaroi se kush aplikon me patenta më të vjetra i nënshtrohet një verifikimi individual që mund të marrë shumë kohë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-