Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU

Opoja.net Opoja.net Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë.

Zyrtarizimi i dorëzimit të tyre është bërë sot në një ceremoni, ku kanë marrë pjesë Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Automjetet do të jenë në shfrytëzim për Njësinë FAST-ILECU.

“Këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-