Gjermania e qartë: Barrikadat në veri janë ilegale, duhet të largohen

Opoja.net Opoja.net Kosova

Gjermania ka lëshuar një komunikatë në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Qeveria e Gjermanisë e ka theksuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër në lidhje me barrikadat në veri.

Sipas Gjermanisë, barrikadat janë ilegale dhe të njëjtat duhet të largohen, transmeton DW.

“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

 

Zëdhënësi i MPJ-së gjermane, theksoi tutje se “retorika nacionaliste në veçanti, të tilla që i kemi dëgjuar në Serbi në javët e fundit, janë plotësisht të papranueshme”.

Kujtojmë që sot është shënuar dita e 19-të e barrikadave në veri të vendit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-