Reshjet e borës kanë prekur edhe njërin prej fshatrave më të mëdhenj të Opojës, Breznën.
Në fotot e dërguara nga një lexues i OpojaSot.com, gjendja e rrugëve duket të jetë mjaft e rëndë ku automjetet qarkullojnë me shumë vështirësi.
Drejtori i Emergjencave, Mursel Halili, sot kishte deklaruar se për shkak të mungesës së makinerisë, Komuna po ka problem të ndërhyjë në të gjitha fshatrat.
Alarmin për këtë problem e ka dhënë edhe Lëvizja Vetëvendosje-Sharr përmes një postimi.
“Gjendja e rrugëve në njerin prej fshatrave më të mëdha të komunës tonë. Kryetari është për vizit zyrtare jasht vendit. Ky problem është i vazhdueshëm për vite.
Asnje kompani nuk është kontraktu nga komuna për mirëmbajtje të rrugëve.
Për çdo vitë komunës i teprojn mjete buxhetore të cilat obligohet ti kthej mbrapa!” ka përfunduar njoftimin qendra e VV-së, Dragash. /OpojaSot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.