Prizren- Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar që në objektin përcjellës të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete një grua, në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10:30, ndërsa është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.