Dragash, 25 shtator 2014 – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Dragashit, në kuadër të projektit “Përgjigja e nivelit lokal për krijimin e punësimit dhe zhvillimi i integruar territorial”, kanë hartuar një Pakt Terrotorial të Punësimit (PTP), në hartimin e të cilit kanë kontribuar edhe akterët tjerë relevantë nga kjo komunë, si nga sektori privat ashtu edhe nga zyra për punësim dhe shoqëria civile.
PTP ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen sociale të individëve të cenueshëm që jetojnë në komunën e Dragashit.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij Pakti, u zhvillua ditë më parë në ndërtesën e Kuvendit Komunal, me ftesë nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi dhe UNDP-ja, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit të PTP-së morën pjesë të gjithë akterët relevantë nga kjo komunë, me ç’rast konfirmuan kontributin e tyre të mëtutjeshem në zbatimin e këtij plani, që ka për qëllim uljen e papunësisë dhe mireqenien për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Në kornizën e intervenimeve të Paktit, përfshihen këto veprime:
1) Gjenerimi dhe formalizimi i punësimit, përmes avancimit të mikro-ndërmarrjeve rurale.
2) Nxitja e mundësive të punësimit për të rinjtë në disavantazh.
3) Promovimi i ndërmarrësisë sociale për të nxitur mundësitë e punësimit rural.
4) Formalizimi i punëve të gjelbërta për njerëzit që përballen me rrezikun e përjashtimit.
5) Promovimi i ndërmarrësisë sociale për të nxitur mundësitë e punësimit për gratë e rrezikuara.
6) Stimulimi për integrimin e grave të papunësuara, me pak ose aspak shkathtësi, në punë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.