FSK shkëlqen në ushtrimin “Ujku i Çeliktë”: Demonstrim i fuqisë dhe profesionalizmit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar me sukses ushtrimin më të madh të saj deri më tani, “Ujku i Çeliktë”, duke demonstruar një nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar me sukses ushtrimin më të madh të saj deri më tani, “Ujku i Çeliktë”, duke demonstruar një nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lartë suksesin e këtij ushtrimi. “Sot, me sukses të lartë, Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilloi ushtrimin fushor ‘Ujku i Çeliktë’, më të madhin të realizuar ndonjëherë nga ushtria jonë, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës duke dëshmuar shkathtësi dhe përgatitje të jashtëzakonshme në aspektin e organizimit, ndërveprimit dhe taktikave luftarake,” tha Maqedonci.

Në këtë ushtrim të rëndësishëm, përveç ministrit Maqedonci, kanë marrë pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga NATO, shtetet aleate, akter institucional dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

Një nga arritjet më të mëdha të këtij ushtrimi ka qenë validimi i regjimentit të dytë të komandës së forcave tokësore, i cili ka treguar se është në gjendje të kryejë detyra të veçanta dhe komplekse me efikasitet të lartë.

Suksesi i ushtrimit “Ujku i Çeliktë” është një sinjal pozitiv për të ardhmen e FSK-së. Presidenti, kryeministri dhe ministri i mbrojtjes kanë premtuar të vazhdojnë të investojnë në FSK, duke e pajisur atë me pajisje të reja dhe duke rritur buxhetin. Kjo do të ndihmojë FSK-në të bëhet një forcë edhe më e fortë dhe më e moderne.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-