Frytet e pendimit (teubes)

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Të pendohesh do të thotë të mënjanosh pengesat në rrugën drejt Allahut Famëlartë.

Janë një shumësi e madhe e dobive dhe fryteve të pendimit në këtë botë dhe në botën tjetër. Ja disa më të rëndësishmet prej tyre:

  1. Dashuria e Allahut“Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (El-Bekare, 222)
  2. Zëvendësimi i veprave të këqija me vepra të mira“Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El-Furkan, 70)
  3. Falja e mëkateve dhe fshirja e punëve të këqija: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha, 82)
  4. Suksesi në këtë botë dhe në Ahiret: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu me pendim, që të arrini sukses (shpëtim)!” En-Nur, 31)
  5. Shpërblimi me xhennet: “… përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’ju bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem, 30).

Siç shihet nga këto ajete kur’anore, pendimi apo teubeja paraqet një rëndësi të veçantë në jetën praktike të besimtarëve. Pendimi jo vetëm që sjell dashurinë e Allahut, por gjithashtu ofron mundësinë për të kthyer mëkatet në vepra të mira dhe për të arritur falje. Ai është një rrugë e hapur për të fituar suksesin në këtë jetë dhe në botën tjetër, duke garantuar shpërblimin e Xhennetit për ata që e praktikojnë me sinqeritet. Andaj, pendimi është një akt i fuqishëm, që jo vetëm pastron shpirtin, por gjithashtu ndihmon individët të rrisin moralin e tyre dhe të ndjekin një jetë të përkushtuar ndaj vlerave të larta. Kështu, teubeja bëhet një burim shprese dhe riparimi, që na inkurajon të kthehemi te Allahu dhe të përmirësohemi vazhdimisht.

Kjo thënie e urtë është shumë inkurajuese: “Ai që pendohet është sikur të mos mëkatuar kurrë.”

Hfz. Mehas Alija

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-