Front i ftohtë nga veriu, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pritet që në vendin tonë të depërtojë një front i ftohtë nga veriu, duke sjellë masa ajrore të ftohta.

Sipas IHMK-së gjatë kësaj jave do të mbretëroj mot i ndryshueshëm me vranësira të shpeshta, reshje shiu e intervale të shkurta me diell.

Ndërkaq sot moti kryesisht do të jetë i vranët me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4°C deri në 13°C.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s .

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-