Kompozitori i këngës, Marshi i UCK-së, Edmond Zhulali ka folur për herë të parë rreth këngës dhe debatit rreth saj.
Ai gjatë një bisede në Frontal, ka mohuar se dikush e ka porositur këtë këngë.
“Janë këngë që nuk i ka porositur njeri, janë këngë që i ka porositur populli shqiptar. Nuk i ka porositur, janë këngë të papaguara”, ka thënë Zhulali.
Në këtë lidhje direkte nga Shqipëria, kompozitori i shumë këngëve shqipe ka thënë se vlerësimi për këtë këngë është çmimi më i lartë që ai ka marrë.
“Unë, për këtë këngë, kam marrë milionë euro, qindra miliona euro, kam marrë mirënjohjen e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit të Kosovë. Nuk ka njeri që ka fuqi që ta paguaj këtë këngë”, ka thënë Zhulali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.