Një sukses shumë të madh ka arritur mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov të premten. Ai është kualifikuar në finale të kampionatit botëror që po mbahet në Beograd. Pra e ka të sigurt medaljen. Flamuri kuqezi i shqiptarëve do të valojë në Beograd.
Abakarov në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë e mposhti serbin Stevan Miqiq. Ndaj tij ishte bindës dhe fitoi 6:1.
Abakarov është nga Çeçenia, por tashmë i natyralizuar nga Shqipëria. Ai ka katër fitore deri më tani. Është ky suksesi më i madh i mundjes shqiptare deri më tani dhe i sportit të Shqipërisë në përgjithësi.
Në finale, Abakarov do të takohet me amerikanin Thomas Gilman.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.