Msc.Fakulteti i Bujqësisë – AgroekonomiTrajnimet: USAID/NOA, MBPZHR, UNDPGjuhët e huaja: Boshnjake, Angleze
Përvoja prefesionale si këshilltar: Nga viti 2002
Storie e suksesit: Këshillimi i prodhuesve bujqësor, dhënja e kontributit në Strategjinë Zhvillimore të Dragashit
Blegtori
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Dragashit z.Flamur Sylejmani
Ne pyetjen e parashtruar nga Elhami Bajrami . I cili ishte i interesuar te dinte rreth menyres se pergatitjes se sillazhit.
Pyetja: a mund te me siguroni nje pergjigje ne lidhje me procedurat e pergatitjes se sillazhit?
Pergjigje ne pyetje nga Ing, i Agroekonomese z.Flamur Sylejmani
Sillazha – procedurat e pregaditjes se sillazhit
Silazha është burimi kryesor i ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e ripërtypësve, ky ushqim është zëvendësim i ushqimit të freskët gjatë periudhës së dimrit.
Kualiteti i ushqimit dhe ana ekonomike e silazhes janë faktorët kryesor në vlerësimin se sa duhet të ushqehen kafshët me silazh të misrit . Ne vendet evropiane me shume se 90 % e ushqimit të kafshëve qe prodhohet është i konservuar si silazhe.
Ushqimet të cilat përdoren për përgaditjen e Sillazhit
Misri për silazh
Leguminozet
Bari i livadhit
Kokat dhe gjedhet e pangjasheqerit
Organizimi i punës gjatë përgatitjes së silazhit të misrit:
• Korrja në kohen e duhur
• Prerja apo copitmi sa me i mire i masës për silazh
• Copitmi i kokrrës së misrit
• Shtypja dhe largimi i oksigjenit nga masa e ngjeshur për silazhim
• Mbulimi hermetik i masës se silazhuar me foli plastike
• Kapaciteti i silosit duhet të jetë adekuat për sasinë e lendes se parë qe do ta silazhojmë
• Nuk praktikohet qe thellësia e masës se silazhuar të jetë me e vogël se 60 cm
• Mbushja dhe ngjeshja e silosit duhet të jene të harmonizuara
• I gjithë procesi duhet të kryhet në kohë sa me të shkurtër që të jetë e mundur, koha ideale është për një ditë, maksimumi tri ditë.
Koha optimale e korrjes së misrit për silazh
– Koha optimale për korrje është kur materia e thatë të jetë 30 – 35 %
– Përcaktimi i materies se thatë përcaktohet ne baze të linjës se qumështit ne kokrrën e misrit
Si përcaktohet lënda e thatë apo koha optimale për korrjen e misrit për silazh
Tramaku i misrit për silazh merret dhe ndahet në dy pjesë. Ne kokrrën e misrit kërkohet kufiri i pjesës se fortë dhe të butë apo linjës se qumështit në kokrrën e misrit. Nëse linja apo pjesa e qumështit gjendet ne gjysmën e kokrrës se misrit apo me tepër, atëherë përmbajtja e lendes së thatë në silazh është rreth 30 – 35 %. Nëse pjesa e qumështit është me pak se gjysma ne kokrrën e misrit atëherë lënda e thatë sillet rreth 24 – 27 %.
1. Grimcimi apo prerja e misrit për silazh –
Prerja sa me imët e rritë kualitetin e silazhit –
Gjatësia e madhësisë se grimcave duhet të jetë rreth 1 deri 3 cm.
Prerja në ketë madhësi e rritë kualitetin e silazhit, ngjeshja behet me mire dhe e sasia e silazhes ne 1 m³ është më e madhe.
2. Shtypja e masës për silazhim
– Qëllimi i shtypjes se misrit për silazh është qe të largohet e gjithë sasia e ajrit që gjendet në misrin për silazh.
– Për të arritur një shtypje se më të mire shtresa e masës së silazhes duhet të jetë 10 deri ne 15 cm dhe kjo na ndihmon në ngjeshjen sa më të mire të silazhes.
– Shtypja e masës se silazhes duhet të vazhdoj pa ndërpre.
– Nëse është e mundur, shtypja duhet të behet edhe pas 24 orëve.
3. Mbulimi i silazhes –
Pas largimit të ajrit nga masa e silazhes duhet të behet mbulimi sa me mire për të parandaluar hyrjen e ajrit. – Përdoreni material plastik të kualitetit të mire për mbulim.
– Skajet e silosit duhet të mbulohen mire.
– Sipër silosit vendoseni rëre, apo materiale tjera për të krijuar shtypje mbi masën e silazhes.
– Kontrollimi i silosit kohe pas kohe për të evituar dëmtimet e mbulesës se folis plastike.
4. Fermentimi i silazhes se misrit
– Qëllimi i përgatitjes se silazhes është qe të ruajmë vlerën ushqyese të ushqimeve voluminoze për ushqim të me vonshëm.
– Kjo munde të kryhet me shndërrimin e sheqernave të bimëve ne acide organike (nëpërmjet fermentimit). Fazat normale gjatë procesit të fermentimit Procesi i silazhimit kalon ne 4 faza të fermentimit.
Ky proces zgjatë 21 ditë.
Faza e 1 – Frymëmarrja e bimëve
Faza e 2 – Prodhimi i acidit acetik Faza e
3 – Fillimi i prodhimit të acidit laktit Faza e 3 – e procesit të fermentimit fillon me zvogëlimin e numrit të baktereve të cilat prodhojnë acidin acetik.
Faza e 4 – Prodhimi i acidit laktik dhe ruajtja e silazhes
Për ti ikur prishjes se silazhes, është shume me rëndësi qe ti kontrollojmë të gjitha fazat e silazhimit.
Përparësitë e të ushqyerit me sillazhë
• Me silazhim bëhet konservimi i suksesshëm i lëndëve ushqyese
• Silazhi ka vlerë të lartë ushqyese
• Misri për silazhim jep rendimente të larta
• Silazhi përgaditet edhe në kushte të pa volitshme klimatike
• Silazhi është zëvendim i ushqimit te lëngët në stinën e dimrit
• Silazhi kërkon hapësirë më të vogël për deponim se sana
• Gjatë përgaditjes së silazhit mund të përdoret mekanizmi në shkall të lart
• Çmini i përgatitjes së silazhit është më i lirë
• Të ushqyerit është më ekonomik pra ulket kostoja e shpenzimeve në prodhim
• Shmanget rreziku nga zjarret (djegja e ushqimit)
Marrur nga Fermaime.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.