Transmetohet se Isai (a.s.), atyre dijetarëve të cilët nuk kishin vepruar sipas diturisë të tyre, u kishte thënë:
“O dijetarë, ju jeni si oleandra, bukuria
e luleve të saj e ngjall admirimin e vëzhguesit, kurse ngrënia e luleve të saj
shkakton vdekjen.
Fjalimi i juaj është ilaç që shëron çdo
sëmundje, kurse veprat tuaja janë sëmundje që nuk mund të shërohet.
Mençuria del nga goja juaj, dhe mes gojës
suaj dhe veshëve tuaj nuk ka më shumë se 4 gishta, por ajo kurrsesi të zë vend në
zemrat tuaja.
O dijetarë, si mund të quhen ulema dhe
dijetarë, ata që kërkojnë të flasin për të tërhequr vëmendjen tek vetja e tyre,
dhe jo që të veprojnë sipas asaj që flasin.
Diturinë ju e keni ngritur në një piedestal
të lartë, kurse veprat i keni hedhur nën këmbët tuaja.
Dituria juaj, as nuk do ta bëjë të lirin
fisnik, e as skllavin të devotshëm.”
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.