FFK organizoi aktivitet me fëmijët që e mposhtin kancerin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të programit Grassroots, në bashkëpunim me organizatën “Action for Health”, sot, ka filluar një aktivitet të ri, ku në qendër të aktivitetit ishin heronjtë të vegjël, ata që e luftuan dhe e mposhtin sëmundjen e kancerit.

Ata, së bashku me nxënës tjerë të shkollës fillore “Faik Konica”, u argëtuan duke luajtur futboll dhe lojëra të ndryshme me top.

E duke pasur parasysh se tashmë jemi në prag të festave të fundvitit, nuk munguan as dhuratat për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Aktiviteti i parë me këta fëmijë u mbyll me urimin për shëndet të mirë dhe të ardhme të ndritur të tyre, por edhe për të gjithë fëmijët e vendit tonë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-