FFK ngushëllon familjen Bellanica për vdekjen e Hilmi Bellanicës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Hilmi Bellanica ka vdekur në moshën 63-të vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi prizrenas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com.

FFK me këtë rast ka ngushëlluar familjen për humbjen e Halimit

Me pikëllim  të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, Hilmi Bellanica në moshën 63-vjeçare në Gjermani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Hilmiu si futbollist i KF Progres-Exportit në rininë e hershme, e më pas si pjesë e gjeneratës së artë të KF Liria, dha kontribut të jashtëzakonshëm për futbollin prizrenas dhe jo vetëm.

Ai ishte mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, teksa lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së”, ka shkruar FFK. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-