“Fëmijët e duan natyrën”, projekti i cili i bëri bashkë në Prizren Gjimnazin “Loyola”, shkollën “Ismail Qemali” në Tetovë dhe qendrën “Don Bosko” në Shkodër

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Projektit „Kids Love Nature“ – „Fëmijët e duan natyrën“, mbështetur nga organizata gjermane GIZ, ka bërë bashkë të premten në Prizren, nxënësit e “Loyola-Gymnasium”, të qendrës “Don Bosko” (Shkodër) dhe shkollës “Ismail Qemali” (Tetovë).

Ky projekt synon zgjerimin e njohurive dhe mbështetjen në fushën e zhvillimit të kapaciteteve në mbrojtjen e natyrës dhe mundësinë, që nxënësit, përmes kopshtit botanik të shohin për së afërmi mbjelljen dhe kultivimin e bimëve medicinale.

Në përmbyllje të këtij projekti, qe kënaqësi që pjesëmarrësit t’i mirëpritnim në kampusin tonë. Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, bashkë me përfaqësuesit e shkollave nga Shkodra e Tetova, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i inicuar nga GIZ-i, ku parashihet vijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave që janë në interes të ndërsjellë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-