Fanellat, ja si do të vishen Argjentina dhe Franca në finalen e 18 dhjetorit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ditën e sotme u zbuluan zyrtarisht edhe fanellat me të cilat Argjentina dhe Franca do të zbresin në fushë në finale e madhe të 18 dhjetori.

Bëhet me dije se  Argjentina do të luajë finalen me fanellën bardhë e kaltër; uniforma do të plotësohet me pantallona dhe çorape të bardha . Franca, nga ana e saj, do të veshë fanellën blu të errët : njësoj edhe pantallonat dhe çorapet.

Por sa fatësjellse kanë qenë këtë ngjyra për këto dy kombëtare? Dy herë që Argjentina ka triumfuan në Kupën e Botës ka qenë pikërisht me fanellën bardhe e kaltër, ndërkohë në dy finalet që është mposhtur në vitin 90 dhe 2014 ka qenë me fanellën e dytë, me atë ngjyrë blu.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Franca në finalet e triumfuara ndaj Kroacisë dhe Brazilit ka qenë me fanellën blu të errët. Ndërkohë me po të njëjtat ngjyra siç do të jenë në finalen e 18 dhjetorit, Argjentina dhe Franca janë përballur para 4 vitesh, ku fitoi Franca me rezultatin 4-3.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-