Evropa i rikthehet opsionit të vjetër për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, në Evropë u rikthye debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me shumë vende që nisën të shqyrtonin nëse aplikimi i tij do të përforcojë sigurinë kombëtare.

Ndërkohë që buxhetet për mbrojtjen janë tkurrur, gatishmëria dhe aftësia e ushtrive evropiane për t’iu përgjigjur edhe kërcënimeve tradicionale janë vënë në dyshim.

Mes atyre që kanë rivendosur shërbimin e detyrueshëm në vitet e fundit janë Letonia, Lituania dhe Suedia.

Ndërsa Qiproja, Greqia, Turqia, Zvicra, Danimarka, Estonia, Finlanda dhe Norvegjia nuk e kanë pezulluar kurrë atë.

Vende si Austria ofrojnë një zgjedhje mes shërbimit ushtarak dhe atij civil, një model ky që mund të jetë më i realizueshëm nga vende të tjera, që ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të pasojave sociale dhe politike të një shërbimi të detyrueshëm.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-