Euro bie nën vlerën e dollarit

Mëngjesin e sotëm në Londër, tregtimi i monedhës së përbashkët evropiane shënoi rënie të butë me 0,9990 kundrejt dollarit

Mëngjesin e sotëm në Londër, tregtimi i monedhës së përbashkët evropiane shënoi rënie të butë me 0,9990 kundrejt dollarit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Euro ra nën vlerën e barabartë që kishte me dollarin të hënën për herë të parë që nga mesi i korrikut, mes pritshmërive se Fed (Rezervat Federale të SHBA-së) do të vazhdojë shtrëngimin sasior ndërsa prioritet i saj mbetet lufta kundër inflacionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjesin e sotëm në Londër, tregtimi i monedhës së përbashkët evropiane ra për një kohë të shkurtër në 0,9990 dollarë pasi shqetësimet në lidhje me perspektivën ekonomike globale çuan që investitorët t’i drejtoheshin dollarit për blerjet e tyre të sigurta.

Në katër javët e fundit, kursi midis euros dhe dollarit humbi 2,06 për qind, kurse gjatë 12 muajve të fundit, ra me 14,78 për qind.

Ndërsa investitorët në tregjet globale vlerësojnë sinjalet nga treguesit ekonomikë, ata do të ndjekin gjithashtu simpoziumin vjetor të Fed në Jackson Hole në shtetin amerikan Missouri më vonë këtë javë.

Vëzhguesit e tregut presin që guvernatori i Fed, Jerome Powell, të mbajë një fjalim të ashpër këtë të premte, duke theksuar vazhdimin e rritjes së normave të interesit për të frenuar inflacionin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-