Përfaqësues të bizneseve prodhuese, Shaqir Palushi, Burim Piraj dhe Luzim Syla, kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se orientimi i bizneseve kah sektori i tregtisë në masë të madhe është dëshmi se qeveria s’ka bërë mjaftueshëm për sektorin prodhues.
Sipas tyre, sektori i prodhimtarisë është ai që ndikon në uljen e papunësisë dhe personave me asistencë sociale. Ndërkaq sfidë për ta mbetet problemi me energji elektrike, politikat tatimore dhe mungesa e diplomacisë ekonomike.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.