Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pas prishjes së marrëveshjes së koalicionit me subjektin politik VAKAT, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar z. Rexhep Ibraimi nga fshati Radeshë si drejtor të ri të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

Z. Ibraimi, një zyrtar me përvojë shumëvjeçare në këtë drejtori, do të udhëheqë institucionin deri në përfundim të mandatit.

Kryetari Xheladini i ka uruar atij suksese në detyrën e tij të re.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-