Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga certifikimi i rezultateve të Zgjedhjeve Komunale, në Dragash ka filluar emërimi i drejtorëve të ri.
Partia Demokratike e Kosovës si fituese e këtyre zgjedhjeve, ka pasur koalicion parazgjedhor me subjektet politike Vakat, AAK dhe AKR.
Nga gjithsejtë 9 drejtori sa ka komuna jonë, tashmë janë emëruar 4 drejtorë të rinj.
Drejtorët e emëruar janë:
Eroll Bajrami (PDK) – Drejtor i Administratës
Vloran Cenaj (PDK) – Drejtor i Arsimit
Valon Shabani (PDK) – Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim
Lirim Hajredini (AKR) – Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport
Në ditët në vijim pritet edhe emërimi i drejtorëve tjerë, që shumica do të jenë nga komuniteti goran, si produkt i koalicioneve parazgjedhore dhe pas zgjedhore./opojasot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.