Elli është përgjigjja e Volkswagen ndaj një tregu të “copëtuar” evropian për karikimin e veturave elektrike.
Kompania gjermane vendosi që të sjellë sa më shumë ofrues të karikimeve dhe marka nën ombrellën e saj do t’u ofrojë klientëve të tyre qasje më të thjeshtuar tek infrastruktura e karikimit të veturave elektrike pavarësisht lokacionit.
Kompania tani ka emra si BP, IONITY, Enel dhe Ibedrola në mesin e shumë partnerëve të rinj.
Prurjet më të fundit nga furnizuesi Vattenfall përfshijnë 24,000 stacione karikimi në Gjermani, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Fastned me 1,000 stacione për karikim të shpejtë DC, është gjithashtu një partner, dhe tani pronarët e veturave VW dhe klientët e Elli përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë dhe Zvicër kanë qasje të lehtë në rrjetin e karikimit.
Elli nuk ofron shërbimet e saj vetëm për pronarët e veturave VW, por në fakt të gjithë ata që kanë vetura elektrike mund të regjistrohen dhe të përfitojnë nga rrjeti i saj përhapur për karikime.
Vlen të përmendet se VW dhe Elli nuk i shtuan 400,000 stacione të reja karikimi në Evropë, por bashkuan furnizues të ndryshëm dhe morën qasje në infrastrukturat e tyre.
Përveç qasjes në rrjetin më të madh të karikimit të EV në Evropë, Elli ofron shërbime të tjera që lidhen me pronësinë e makinave elektrike. Kompania tregton karikuesin e vet të shtëpisë që mund të karikojë me një maksimum prej 11kW.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.