Talenti i spikatur i skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Eliot Bujupi është anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, ku është paraqitur në 10 ndeshje.
Elioti më 3 korrik feston ditëlindjen e 17-të, derisa vlerësohet si njëri nga sulmuesit më perspektivë në Bundesligën e të rinjve. Prezantimin e tij në fanellën dardane e ka bërë presidenti Agim Ademi, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani.
“Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Atij i uroj sukses dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar presidenti Ademi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.