Barça do të kishte përfituar nga shitja e Lionel Messit, thotë presidenti i përkohshëm, Carles Tusquets.
Leo deshi të largohet gjatë verës së vitit 2020, por Josep Bartmoeu nuk e lejoi diçka të tillë, duke e mbajtur edhe për një sezon të paktën, pasi kontrata do t’i skadojë në verën e vitit 2021 dhe atëherë, do të largohet me parametra zero.
Sido që të jetë, duke parë krizën që ka shkaktuar COVID-19, sipas Tusquets, shitja e Leos do të kishte qenë shpëtimi i Barcelonës.
“Duke folur në aspektin ekonomik, verën e kaluar unë do ta shisja Messin. Do të ishte e dëshirueshme për atë që merrni dhe për atë që kurseni. LaLiga ka limite të pagave”, deklaroi Tusquets.
The post “Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë” appeared first on FaktePlus.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.