Sipas Transfermarkt, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka pasur rritje të madhe të vlerës së tij, shkruan LIG Sport.
Sot, Zhegrova kushton plot 15 milionë euro, pesë më shumë se para disa dite, duke barazuar kështu Vedat Muriqin si dy nga tre lojtarët më të shtrenjtë të kombëtares “Dardane”, të dy nga 15 milionë.
Listës i prinë Amir Rrahmani, që kap vlerën e 20 milionë eurove.
Kujtojmë që Zhegrova është në listën e Franco Fodas për dy miqësoret e këtij muaji.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.