Edicioni i Tretë i Panairit “EXPO SHARRI” Promovon Produktet Lokale në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sot, në shkollën profesionale të Mejdanit të Shajnes, u organizua Edicioni i tretë i Panairit të Produkteve Lokale Vendore “EXPO SHARRI”. Ky panair, i organizuar nga Shoqata e Afaristëve “Sharri” me mbështetje financiare nga Komuna e Dragashit, mirëpriti dhjetëra biznese lokale që promovuan produktet e tyre autoktone.

Në hapjen e panairit morën pjesë përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal, ku kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, falënderoi organizatorët për këtë ngjarje ekonomike të rëndësishme. Ai theksoi rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Mysafirët nga niveli qendror, përfshirë zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe deputeten Duda Balje, gjithashtu ndanë fjalë mbështetëse për panairin dhe rolin e tij në zhvillimin ekonomik lokal.

Panairin e vizitoi edhe presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, e cila u prit nga Kryetari Xheladini dhe anëtarët e Shoqatës së Afaristëve “Sharri”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-