Ermal Krasniqi është bërë objektiv i klubeve evropiane pas paraqitjeve brilante me Ballkanin në pjesën e parë të sezonit dhe më pas me CFR Cluj në muajt e fundit.
Futbollisti kosovar po e shijon eksperiencën në Rumani, por aty mund të mos qëndrojë gjatë.
Mediat italiane raportojnë se tashmë interesim për mesfushorin ofanziv kanë shfaqur klubet si Fiorentina, Lazio, Udinese, Torino e Mallorca.
Por, “Tuttosport” raporton se në garë për 24 vjeçarin është futur edhe Sassuolo.
Klubi nga Serie A është i vetëdijshëm se do të ketë konkurrencë të fortë për përfaqësuesin kosovar, i cili nuk u ftua për ndeshjet e marsit, por që do të tentojë ta bëjë të vetin lojtarin.
Në garë për futbollistin kosovar deri në verë pritet të futen edhe klube të tjera, mbi të gjitha nëse ai e vazhdon formën optimale.
Krasniqi shquhet për driblimet e tij, por ka edhe nuhatje për të shënuar gol, por edhe për të dhuruar asistime.
Vlera e tij sillet rreth 15 milionë euro.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.