Drejtori i Administratës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se është bërë harmonizimi i pagave të teknikëve medicina-infermierëve.
Drejtori Hajdari më tej thotë se kjo është bërë e mundur edhe me mbështetjen e drejtoreshës së ShSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu-Hoxha.
“Ashtu sikur edhe në të kaluarën, tani edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit kemi bërë harmonizimin e pagave të teknikëve medicinal-infermierëve.
Me mbështetjen e drejtoreshës së ShSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu-Hoxha, kemi bërë ndryshimin e statutit profesional të infermierëve, të cilët ndërkohë kanë zhvilluar veten profesionalisht dhe kanë arritur gradën universitare baçelor; të njejtëve i është harmonizuar edhe paga me nivelin baçelor të cilën e kanë arritur ndërkohë.
Në asnjëherë nuk do të ndalemi në avokim të të drejtave të punëtorëve dhe realizimit të kërkesave të tyre legjitime dhe meritore”, përfundon drejtori Hajdari.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.