Edhe i dënuar edhe i shpërblyer!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Njëherë erdhi një njeri te pallati i Harun Rashidit dhe iu lut oborrtarëve që ta lejojnë të hyjë te Haruni, sepse donte t’i tregonte atij një art – shkathtësi të madhe. Pasi Haruni e lejoi, ata e sollën artistin tek ai dhe të gjithë qëndruan për të parë se çfarë do të tregonte.

Artisti e nxori nga xhepi një kuti të tërë me gjilpëra, pastaj një gjilpërë e nguli në dysheme, kurse të tjerat duke qëndruar në këmbë, filloi t’i hedh dhe secilën e kalonte nëpër vrimën e asaj gjilpëre të ngulitur në dysheme, dhe kështu njërën pas tjetrës e hodhi të gjithë kutinë me gjilpëra! Kur e pa këtë Haruni dha urdhër, që menjëherë artisti të burgosej!

Pasi qëndroi disa ditë, urdhëroi që ta sjellin para tij, ku ia dha 100 dukatë dhe e la të lirë.

Kur më vonë oborrtarët e pyetën: Pse artistin edhe e ndëshkove edhe e shpërbleve?“

Ai u përgjigj: „E shpërbleva për aftësitë e tij, kurse e ndëshkova pse ato aftësi i përdori për gjëra të kota.”

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-