Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali i vdekur ka mbetur 25 vjeçari, Arbër Gërguri.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ngjarja është cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkakun e incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.