Lëvizja Vetëvendosje në Dragash deri më tani ka qenë partia më e zëshme opozitare duke prezantuar dokumente të cilat e sfidojnë seriozisht qeverisjen komunale.
Por në politikë rivalitetet dhe mosmarrëveshjet nuk janë të përjetshme.
Mundë të duket pak e pabesueshme, por sot qendra e VV-së në Dragash ka falënderuar Drejtorinë e Financave, pasi që kjo e fundit bëri një veprim të pazakonshëm deri më tani, duke pranuar gabimin.
Pasi VV gjeti një lëshim në raportin financiar të përgatitur nga Drejtoria për Ekonomi e Financa, kjo e fundit e pranoi lëshimin dhe e përgëzoi përfaqësuesin e VV-së për këtë gjetje./OpojaSot.com
Më poshtë njoftimi i VV-së dhe përgjigjja e Drejtorit të DEF
Pas ngritjes së shqetësimeve nga ana e qendrës tonë lidhur me raportin financiar te pergaditur nga Drejtoria për Ekonomi e Financa, kemi marrur përgjegjje nga ana e drejtorit përkatës në një afat kohor të arsyeshëm, gjë që nuk ka ndodhur më parë, për të cilën ne si qendër i jemi faleminderues.
Me këtë rast konfirmohet se reagimi jonë ishte i bazuar dhe se një kategori buxhetore ishte nënvlerësuar për 0.18€.
Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të përcjellim me kujdes çdo proces që ndodh në komunën tonë dhe do të kujdesemi që të evitohet cdo keqpërdorim i mundshëm.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.