Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Uzbekistan.
Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON ndaj italianes Giuffrida Odetta në raundin e tretë.
Odetta mori tri penalizime, duke e humbur kështu duelin.
Kështu, Krasniqi është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.
Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.