Dyshohet se vodhi para në një xhami në Dragash, arrestohet 16 vjeçari

Opoja.net Opoja.net Opoja

Një i mitur është arrestuar pasi që dyshohet se kishte kryer vjedhje në një xhami në Dragash.

Policia ka njoftuar se në një periudhë të shkurtër kohore ishin raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në “Xhaminë e vjetër” në Dragash, teksa vlera e parave të raportuara si të vjedhura ishte rreth 270 euro.

“Pas veprimeve operative dhe hetimore hetuesit e Stacionit Policor të Dragashit arritën ta identifikojnë   dhe ta arrestojnë  të dyshuarin, të miturin N.R. i lindur me  2009 nga fshati Zlipotok, Komuna e Dragashit.” – tha Policia në komunikatën për media të datës 28.02.2025.

Policia mes tjerash njoftoi se i mituri ka pranuar veprat për të cilat dyshohet.

“Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë  dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu  në çantën e tij u gjetën  mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar.” – bëri të ditur Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe i njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-